Gazetarët shqiptarë natyrisht që nuk do ta pyesnin për ekipin kombëtar, ku gjithashtu nuk është se ka luajtur shumë. Kristjan Asllani është në një udhëkryq të karrierës pasi bëri “kërcimin” nga Empoli tek Interi, ndonëse për momentin duhet të durojë stolin. Përse kështu? “Unë jam shumë i ri, vetëm 20 vjeç, – thotë mesfushori kuqezi, – kam arritur shumë që jam tek Interi, por kam ardhur në një ekip shumë të fortë. Po mësoj nga lojtarë të rëndësishëm si Brozoviçi që luan në rolin tim”. Për Interin dhe trajnerin Inzagi ky është një “balsam”, pasi Asllani nuk po shton problemet që edhe aq sa janë, janë të shumta.
Sfidanti.al