Në Itali kërkojnë trajner me “ADN-në” e Juventusit, a mund ta marrin Zidanin?!

Besimi tek Masimiliano Alegri ende nuk është zhdukur plotësisht, ndonëse drejtuesit e klubit bardhezi e kuptojnë se nuk do të jetë e lehtë të nisë kthesa. Juventusi ka bërë nisjen më të keqe të sezonit që nga viti 2015, edhe pse nuk është harruar marshimi triumfal i ekipit të Alegrit deri në majin e 2016-ës që përfundoi me fitoren e titullit kampion. A mundet të ndodhë sërish kjo gjë? Ekipi ka ndryshuar shumë, ndërsa trajneri është 7 vjet më i vjetër dhe më i lodhur. Në Apenine po kërkojnë një trajner gjenetikisht juventin, dhe më i pëlqyeri nga të gjithë është padyshim Zinedin Zidani, ish-yll i Juves dhe tri herë fitues i Championsit me Realin e Madridit. Nuk dihet nëse Zizuja do të jetë gati për detyrën, apo do të zgjedhë të jetë pasardhës i Didie Deshampit tek Franca!

Sfidanti.al