Inzagi e shpëton “ushtarin” Asllani duke e hedhur titullar këtë të diel!

Mesfushori kuqezi do të mbahet mend për gabimin e madh që bëri në “Spotifaj Kamp Nou” duke shpërdoruar mundësinë për fitoren dhe kualifikimin e Interit në Champions. Gjithsesi, Kristjan Asllani pati shumë më tepër sesa kaq ndaj Barcelonës dhe “La Gazeta delo Sporti” e lavdëron për kurajën që tregoi me lojën e tij në një ndeshje kaq të rëndësishme. E përditshmja më e shquar sportive italiane kërkon që Interi ta shpëtojë “ushtarin Asllani”, pasi ai e meriton këtë gjë dhe duhet të dalë nga momenti i vështirë. Trajneri Simone Inzagi, sipas të gjitha parashikimeve, do ta bëjë këtë gjë sepse Asllani pritet titullar në ndeshjen e kësaj të diele në Serinë A ndaj Salernitanës.

Sfidanti.al