Peti ka besim tek Mbapeja: Do të harrojë gjithçka që të fitojë Botërorin me Francën!

Ka qenë një lojtar i shquar i “gjelave” dhe e di se çfarë do të thotë të luash me ekipin që është kampion i botës. Emanuel Peti beson se edhe Franca e sotme do të lerë pas problemet e disa lojtarëve për t’u përqëndruar tek suksesi në Katar këtë vjeshtë dhe dimër. Problemi numër 1 quhet Kilian Mbape, por Peti ka besim. “Mbapeja do të lerë mënjanë gjithçka, do të harrojë gjithçka, – thotë ai, – dhe do të përqëndrohet vetëm tek loja me kombëtaren për të fituar Botërorin”. Gjithsesi, Mbapeja po kalon një periudhë të vështirë, të paktën kështu besohet, ndërsa Franca fitoi vetëm 1 nga 6 ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Sfidanti.al