Mbahet ose jo trajneri Simone Inzagi, kjo është çështje tjetër. Publiku zikaltër është i shqetësuar nga “rënia në pikiadë” e ekipit të zemrës që pas katastrofave ndaj Lacios, Milanit, Bajernit e Udinezes, mori një “shuplakë” edhe nga Roma në “San Siro”. Gjendja duket e pashpresë, por “La Gazeta delo Sport” thekson se Interi ka potencial dhe se disa nga lojtarët janë arsye për të pasur optimizëm. Ndër këta lojtarë është edhe mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani, që nuk bëri aspak figurë të keqe si zëvendësues i Brozoviçit, e po ashtu janë edhe Dimarko e Karboni. Tani pritet se çfarë vendimi do të marrë klubi me Inzagin.
Sfidanti.al