Armando Sadiku “thotë” 4 gola në Spanjë, por ende nuk bën për kombëtaren!

Padyshim që është rikthyer fort. Armando Sadiku ka qenë një protagonist i madh i kombëtares shqiptare, dhe pas disa ulje-ngritjeve në karrierë, po shkëlqen në ligën e dytë të Spanjës, duke shënuar një tjetër gol në fitoren 3-1 të Kartagjenës në fushën e Oviedos. Sadiku ka shënuar 4 herë deri tani këtë kampionat, duke treguar se është në formë të madhe, ndonëse nuk u thirr kombëtare për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Islandës. Myrto Uzuni po ashtu ishte në fushë në ligën e dytë spanjolle, por nuk mundi të shënonte. Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për Granadën që barazoi 0-0 në shtëpi ndaj Hueskës, por nuk mundi të ishte protagonist, ndoshta edhe për shkak të lodhjes me kombëtaren dhe të problemeve fizike që pati ditët e kaluara.

Sfidanti.al