Basket: Hugo Gonzales, “fëmija i mrekullueshëm” i radhës i Realit!

Përpara tij, me fanelën “merenges” kanë debutuar lojtarë të rinj të shkëlqyer si Luka Donçiç, Roberto Nunjez apo Usman Garuba. Tashmë, bluzën e skuadrës së basketbollit të Realit të Madridit e ka veshur Hugo Gonzales. Në moshën 16-vjeçare, basketbollisti adoleshent është i katërti më i riu që bëhet pjesë e ekipit të madh spanjoll, ndërsa sipas të përditshmes “Marka” potenciali i tij është i nivelit të NBA-së. Gonzalesi debutoi për Realin në fitoren 93-79 ndaj Monbus Obradoiros në kampionatin spanjoll në moshën 16 vjeç, 7 muaj e 27 ditë dhe shënoi 4 pikë në pak minuta që pati në dispozicion. Ai luan si anësor dhe është 1.96 metra shtatlartë, por mosha e lejon që të zgjatet edhe më shumë.

Sfidanti.al