Ata e kanë fjalën për ish-sulmuesen e Realit të Madridit, të Paris SG dhe të Mançester Sitit, yllin e Suedisë. Ajo është Kosovare Asllani, sulmuesja e talentuar me origjinë shqiptare nga Kosova që këtë sezon ka veshur fanelën kuqezi të Milanit. Ekipi lombard fitoi 2-1 në fushën e vet ndaj Sampdorias me të dy golat të shënuara nga Kosovarja 32-vjeçare që ishte më e mira lojtare në fushë. Milani ka 9 pikë, 4 më pak sesa rivalët e Interit që kryeson Serinë A të femrave me 13 pikë. Po ashtu, shënueset më të mira janë Kristiana Xhireli e Juventusit dhe Eliza Poli e Interit me nga 5 gola, por Kosovarja vjen menjëherë pas tyre me 4 rrjeta. Për këtë arsye, tifozët e Milanit thonë se “ka vetëm një Asllani”, duke bërë shigjetim për Kristjan Asllanin zikaltër të djemve.
Sfidanti.al