Dita do të vinte dhe ja ku kjo gjë ndodhi. Seria A pati më në fund arbitren e saj të parë femër në histori, ndërsa Maria Sole Ferrieri Kaputi drejtoi ndeshjen e parë në elitën e futbollin italian. Jo vetëm kaq, por ajo pati vlerësimin më të lartë se të gjithë kolegët e saj të kësaj jave të Serisë A, sipas “La Gazeta delo Sport”. Kaputi mori notën 6.5 duke qenë numri 1 i kësaj jave në kampionatin italian, dhe duke treguar se një femër mund të drejtojë shumë mirë në ndeshjet e meshkujve, madje në nivelin më të lartë. Natyrisht, përballja nuk ishte më e vështira e mundshme, luanin Sasuolo ndaj Salernitanës, por gjithsesi nuk duhet harruar se ishte një debutim dhe emocionet ishin të mëdha, po ashtu edhe mungesa e përvojës.
Sfidanti.al