Barcelona, në krye të La Ligës pas … 91 javësh!

Ishte 16 qershori i vitit 2020 kur për herë të fundit skuadra me fanelën “blaugrana” u ndodh në vendin e parë të një kampionati kaq të madh, sa ai spanjoll. Në atë kohë në fushë ishte Lionel Mesi, ndërsa ironikisht në stol ishte Kike Setieni, trajneri fatkeq që u largua tepër shpejt. Ksavi Hernandez (me ndihmën e Osasunës) ia doli ta kthente Barcelonën në krye të La Ligës pas 91 javësh kampionat. Kjo, pas barazimit 1-1 të Realit në “Bernabeu” dhe fitores 1-0 të Barçës në fushën e Majorkës falë Robert Levandovskit. Duket se derbi i radhës, “El Klasiko” në “Bernabeu” në 16 tetor në orën 16:15 do të jetë një sfidë tepër e fortë.

Sfidanti.al