Kapeni, kapeni Xhixhën.. se do t’na e kërcej të gjithëve!

Një anektodë që lidhet me derbin: një tregtar ne Tiranë sillte kontrabandë aksesorë seksi. Iu qepën nga pas doganierët dhe kur ia hapën valixhen, i pari, doli ai “miku”, që ia mbathte duke kërcyer ngaqë ishte me bateri. Dikush thërriti: “ Kapeni, kapeni, se do të na palloj të gjithëve! Edhe atë ditë në stadium “Air Albania” janë dëgjuar thirrje :” Kapeni, kapeni Xhixhën, se do të na palloj të gjithëve..”

Sikur trajneri Shehi ta kishte çuar deri në fund “tradhëtinë” në ndeshjen Derbi, ta kishte ndërruar Xhixhën pasi Tirana mbeti me 10 vetë, do të na kishte privuar nga një gol i rrallë. Një arratisje e paparë e një sulmuesi me topin në këmbë, prej afro 65 metra dhe mbrojtësi i gjorë i Partizanit, që e ndiqte i pashpresë, sa dukej sikur nuk ia frohej , por i largohej ! Tani, e kemi edhe ne kopjen “origjinale” të golit historik te Xhorxh Ueas me Milanin…

Kapeni, kapeni Xhixhën ! Kjo thirrje akoma kumbon në veshët tanë, kur sulmuesi shtypi butonin e turbos dhe pamja që ofronte fusha dukej ireale, sulmuesi me top i vuri kavon kundershtarit pa top! Po trajneri Shehi, i cili, zakonisht, ka vetëpërmbajtje të admirueshme në krahasim me kolegët, si është ndjerë në atë momente “orgazme” të Derbit? Ai nuk flet dhe është në stilin e tij, por goja e popullit të futbollit s’mbyllet dot , sidomos kur gabon edhe “mësuesi”.

E dini çfarë thonin tifozët e Partizanit, kur Xhixha fundosi fatin e ndeshjes me atë gol maratonomak? “Do t’i kishim hequr kapelen trajnerit Shehi, nëse do ta kishte nxjerrë nga fusha atë dreqin e shpejtë…”

Sfidanti.al