Kërkonin një CR7 të ri dhe duket se do ta kenë. Juventusi dhe drejtuesit e tij mendonin ethshëm për të ardhmen, dhe shpejt pritet të kenë “sozinë” e Kristiano Ronaldos, që quhet Erling Haland. Sulmuesi 19-vjeçar i Salcbugut ka pasur një shkëlqim të jashtëzakonshëm këtë sezon, me 28 gola dhe 7 asistë në 22 ndeshje,

