Sarri, sa pyetje të vështira në prag të një Napoli-Juventus!

E kemi thënë që më parë se do ta ketë të vështirë. Nuk ishte në stol në duelin e parë me ish-ekipin e tij, i sëmurë me pneumoni, por këtë herë do të jetë edhe më keq, sepse do të shkohet në Napoli. Mauricio Sarrit iu bënë disa pyetje të vështira, që ai u përpoq t’i përgjigjej me sa pati mundësi, ndërsa uronte brenda vetes që gjithë kjo torturë të përfundojë sa më shpejt.

“Është padyshim një ndeshje e veçantë për mua, – tha ai për Napoli-Juventus, – por, nuk ia vlen të shpenzosh kaq shumë energji për një çështje personale, kur kryesore është skuadra. Kryesore është të luajmë sa më mirë dhe të marrim tri pikët”. Ngacmimi tjetër për teknikun juventin ishte nëse do të kthehej sërish si trajner tek Napoli. “Pas Juves edhe mund ta lë futbollin, – u detyrua ai të dredhonte “me bel”, – ndonjëherë, shumë vite në nivele të lartë të lodhin”. Pak besohet kjo, pasi Sarri nuk ka kaq shumë vite në elitë, thjesht 3 tek Napoli, 1 tek Çelsi dhe tani tek Juvja. Në “San Paolo”, me gjasë, kampionët do të luajnë me dy nga tre “dhëmbët”, pra Ronaldo-Dibala, ndërsa Higuain mund ta nisë ndeshjen nga stoli.

Sfdanti.al