Nuk është i vendosur plotësisht, por kur flet në këtë mënyrë do të thotë se mund t’ia japë një shans. Kur Mauricio Sarri e zëvendësoi dy herë Kristiano Ronaldon në gjysmën e parë të sezonit, këtë e bëri për ta ruajtur fizikisht. Tani duket se nuk ka më nevojë, sepse portugezi ka arritur formën e zakonshme dhe trajneri i Juventusit gjykon se ai mund të aktivizohet edhe në mesjavë, për Kupën. Roma viziton stadiumin “Alianc”, e njëjta skuadër që u mund 1-2 në Serinë A, në “Olimpiko”, ndërsa Sarri po mendon të luajë me “tridhëmbëshin” në sulm, pra me Ronaldon, Dibalën dhe Higuainin.
“Ronaldo mund të luajë, do ta vlerësoj, – ishin fjalët e tij, – kam edhe dyshime për Kuadradon dhe Aleks Sandron”. Gjithsesi, nuk do të jetë e lehtë, pasi ndaj Romës luhet ndeshja e 3-të në 8 ditë, ndërsa të dielën shkohet në “San Paolo” ndaj Napolit në Serinë A. Pra, duhet bërë rotacion, ndonëse kërkohet kualifikimi edhe në Kupë. Gjithsesi, një kritikë për Juven e Sarrit vjen nga mjeshtri i dikurshëm, Arrigo Saki: “Në këtë mënyrë fitohet Seria A, jo Championsi”.
Sfidanti.al