Arsenali nuk pranon ta humbasë Obamejangun, dhe në “Kamp Nou” nuk kanë më shpresë. Plani “A” për të forcuar sulmin, sidomos tani pas dëmtimit të Luis Suarezit, dështoi, dhe drejtuesit katalanas nisën të mendonin për planin B. Në Spanjë raportojnë se tashmë po shikohet “në shtëpi”, pra në La Liga, dhe emri i preferuar është sulmuesi i Valencias, Rodrigo Moreno. Gjithsesi, ka një problem të madh për Barcelonën, pasi kartoni i Rodrigos, sipas mediave, shkon deri në 60 milionë euro.
Duket e pamundur që klubi katalanas të kryejë këtë operacion financiar, sepse rregullat e UEFA-s e detyrojnë që deri në qershor të largojë lojtarë me vlerë kartoni 124 milionë euro, jo më të mendojë shpenzime të tilla. Tek Barça janë të bindur për diçka, që nuk duan një lojtar për 6 muaj, por një sulmues që ta kenë për shumë vjet.
Sfidanti.al