Ndoshta as Kilian Mbape nuk ishte në gjendje ta bënte këtë, kur ishte 18 vjeç. Tek Arsenali duket se kanë gjetur një zgjidhje të madhe për sulmin, brazilianin Gabriel Martineli. Edhe pse është kaq i ri, ai u bë udhëheqës i “topçinjve” në derbin e Premier Ligës në fushën e Çelsit, duke qenë heroi kryesor i barazimit 2-2. Ishte Martineli që ktheu “në jetë” londinezët kur ata mbetën me 10 vetë, dhe ishin në dizavantazhi 0-1, duke shënuar golin e barazimit, një meritë krejtësisht personale duke vrapuar gati 70 metra.
Po ashtu, ai udhëhoqi ekipin edhe më pas, duke e ndihmuar që të barazonte sërish në minutat e fundit. Martineli u bë i pari lojtar i kësaj moshe që shënon të paktën 10 gola për Arsenalin në një sezon, që nga 1998-1999. Ish-qendërmbrojtësi i famshëm, Martin Kioun, e ngriti në qiell duke e quajtur të jashtëzakonshëm, por si mbrojtës ai e kupton shumë mirë se Arsenali nuk ka të ardhme me një dyshe të qendrës së mbrojtjes si David Luiz apo Shkodran Mustafi, që bënë gabime të mëdha.
Sfidanti.al