Ferrari, makina e Botërorit të F1 2020 do të zbulohet në 11 shkurt

Sulmi i 13 i Ferrarit ndaj titullit botëror për pilotë në Formula 1 do të nisë në 11 shkurt, kur Kokëkuqja italiane do të prezantojë makinën e re me të cilën do të garojë në këtë kampionat gjatë këtij viti. Ceremonia do të zhvillohet në Teatrin Valli të Reggio Emilias në orën 18:30 të asaj dite, një ceremoni ku padyshim do të jenë të gjithë të pranishëm së bashku me dy pilotët Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc. më pas, në 19-21 shkurt Kokëkuqja do të zhvillojë testet e para parasezonale që do të zhvillohen si zakonisht në pistën e Montmelo në Barcelonë.

Zgjedhja e vendit të prezantimit të makinës së re të Ferrarit nuk është e rastësishme fjdhe kjo theksohet edhe në komunikatën e skuderisë legjendare italiane

‘Ferrari, e vetmja skuadër që ka qenë prezente në cdo botëror të Formula 1, zgjodhi Reggio Emilian për të bërë prezantimin e saj sepse është qyteti ku 223 vjet më parë u krijua e famshmja ‘tricolore’ që u përshtat më pas si flamuri i Italisë pas unifikimit-theksohet në komunikatën e Ferrarit-kështu që Teatri Valli është skena perfekte për të bërë prezantimin e makinës së re të Ferrarit’.

sfidanti.al