Juventus nis punën me Raiolën për të sjellë Donarumën në Torino

Xhixho Donaruma është I lidhur me Milanin nga një kontratë që skadon në 30 qershor të 2021. Edhe 18 muaj akoma që janë pak për klubin kuqezi për të ndjerë shpatullat të mbuluara. Lidhja sentimentale mes portierit dhe Milanit nuk voihet në diskutim dhe portieri 21 vjecar e ka treguar këtë disa herë, por pasiguritë për të ardhmen e tij te klubi milanez janë të mëdha dhe jo vetëm në aspektin sportive, por edhe atë financiar që mund të cojnë edhe në një ndarje të portierit të ri me kuqezinjtë.

Sipas  medias italiane, drejtuesit e Milanit e kanë diskutuar temën e rinovimit të kontratës me Mino Raiolën, por agjenti I Donarumës  deri tani vetëm sa kafituar kohë, I ndërgjegjshëm për faktin se për portierin kanë shfaqur  interes shumë klube evropiane e sidomos Juventusi. Ky I fundit është gati të hidhet sërish në sulm gjatë kësaj vere për të siguruar shërbimin e Donarumës dhe duket se ka bërë gati edhe një ofertë tunduese; një kontratë  vjecare me pagë prej 9 milionë Euro në sezon për Donarumën, që aktualisht te Milani përfiton 6 milionë Euro në sezon

Juventus që po punon edhe për rinovimin e Sheznit, kërkon që me Donarumën të nisë një fushatë të vërtetë për rinovimin e skuadrës përsa I përket moshës së lojtarëve ndërkohë që duket se ka hequr dorë nga Pol Pogba për të përqendruar forcat pikërisht te portieri I Milanit.

Sfidanti.al