Nostalgji e Bayernit, kërkon që të rikthejë Douglas Costan

Bayerni dëshiron të ketë sërish në radhët e tij Douglas Costa, dicka që është kërkuar nga futbollistët më me peshë të tij. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja gjermane ‘Bild’ sipas së cilës është zhvilluar një sondazh brenda skuadrës me lojtarët kryesorë që kishin përmendur emrin e brazilianit si një prej përforcimeve të ardhshme të kampionëve të gjermanisë që në merkaton e muajit janar edhe pse ideja për ta marrë atë në formë huazimi nuk është se i entuziazmon shumë drejtuesit e Juventusit.

Sipas ‘Bild’, ideja është hedhur pas një takimi mes trajnerit Flick dhe lojtarëve të tillë si Neuer, Mueller, Kimmich dhe Leëandoëski pas një seance stërvitore të zhvilluar në Doha ku Bayerni zhvilloi fazën përgatitore dimërore. Ndryshimi i sistemit të lojës nga ana e trajnerit Sarri në 4-3-1-2 nuk e favorizon aspak Douglas Costan që është një mesfushor me tipare sulmuese dhe tani braziliani po gjen shumë pak hapësira në skuadër teksa është aktivizuar vetëm për 380 minuta deri tani, kjo kryesisht për shkak të problemeve fizike.

Por Douglas Costa është një lojtar që mund të konsiderohet si një as nën mëngë dhe që mund të përdoret në zhvillim e sipër të ndeshjes. Ai është në gjendje që të kalojë kundërshtarin dhe të gjuajë në drejtim të portës, me fjalë të tjera është një lojtar i vlefshëm për në Ligën e Kampioneve. Kështu që Juventus nëse do të pranojë që të privohet nga shërbimet e tij, do të kërkojë që të shesë përfundimisht kartonin e tij për të arkëtuar të ardhura dhe jo ta japë atë me formulën e huazimit.

sfidanti.al