“Nuk mund të më bëhet vonë më pak se kaq”. Kjo ishte fjalia e trajnerit të Juventusit, Mauricio Sarri, pas fitores ndaj Romës, ndërsa u pyet për rebelimin e Paulo Dibalës në momentin e zëvendësimit. Sarri e shoqëroi me buzëqeshje reagimin e argjentinasit, ndërsa komenti ishte shumë i qartë. “Dibala luajti shumë mirë, ndoshta ishte më i miri për ne, por ndeshja po më thoshte se duhej ta zëvendësoja”, – theksoi ai.
Me apo pa Dibalën, Juvja kaloi në “Olimpiko” duke u shpallur kampione e dimrit, dhe “La Gazeta delo Sport” theksoi se suksesi 2-1 u arrit pa u sforcuar shumë. Golat e Demiralit dhe Ronaldos që në minutat e para treguan sesi vepron një skuadër eksperte në momentet-kyçe, ndonëse pjesa e dytë ishte e vështirë. “E kontrolluam ndeshjen më shumë sesa duhet, – pranoi Sarri, – rrezikuam, pasi duhej të kishim qenë më praktikë dhe më agresivë drejt sulmit”.
Fitorja e kampionëve i tregoi Antonio Kontes se Interi i tij do ta ketë të vështirë ta fitojë titullin që në sezonin e parë nën drejtimin e tij. Mrekullitë vështirë të ndodhin, sidomos në Itali, dhe milanezët duhet të presin radhën, ndoshta sezonin e ardhshëm. Juventusi kryeson Serinë A me 48 pikë ndaj 46 të Interit dhe 42 të Lacios.
Sfidanti.al