Legjenda e sotme është tepër e re për t’u krahasuar me legjendën e vjetër. Nikola Jokiç shkëlqeu në parket në mbrëmjen kur Greg Popoviç kishte përvjetorin e 25-të si trajner në NBA. Ia doli basketbollisti serb i Denverit që pati një ndeshje të shkëlqyer dhe që u mbyll me fitore ndaj San Antonios së Popoviçit.

