Donçiç fiton duelin e ekipeve me europianin tjetër, Jokiç

Ishte një sfidë mes dy basketbollistëve nga kontinenti i vjetër. Luka Donçiç pati mik në ndeshjen e radhës në NBA, Nikola Jokiçin, dhe përballja ishte e fortë dhe e denjë për emrat e tyre, por përfundimisht fitoi ekipi vendas. Dallasi mundi Denverin 111-101 pavarësisht paraqitjes shumë të mirë të Jokiçit që shënoi 35 pikë, kapi 16 topa në tabela e shërbeu 6 asistë, duke bërë edhe dy bllokime gjuajtjesh. Donçiç bëri diçka më pak, 23 pikë, 8 topa në tabela, 11 asistë, 2 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje. Slloveni u ndihmua në duelin ndaj serbit nga ana e letonezit, Kristaps Porzingis që shënoi 29 pikë e kapi 11 topa në tabela, ndërsa shumë mirë luajtën Hardëuej dhe Branson. Me këtë fitore, Dallasi u ngjit në vendin e tretë në Konferencën Perëndimore me 9 fitore e 4 humbje, ndërsa Denveri është i pesti me 8 fitore e 5 humbje.

Sfidanti.al