Mos vallë jeni kundër fanatizmit? Kujtoni Sër Aleks Fergusonin!

Këto sjelljet “mjaltë dhe sheqer” këto kohë duket sikur kanë qenë ligj gjithmonë, ose sikur janë gjëja më e mirë për t’u bërë, por e vërteta është pak më ndryshe. Betejat në futboll shpesh i fitojnë ata më fanatikët, më të vendosurit dhe që shkojnë deri në “buzë” për t’ia dalë mbanë. Sër Aleks Ferguson është një nga shembujt tipikë, një njeri agresiv që me karakterin e egër krijoi Mançester Junajtidin e madh që fitoi 13 tituj në Angli dhe 2 Champions, përveç Kupës së Kupave të Europës, Superkupës së Europës dhe Kupës së Botës për klubet.

Fanatizmin e tij e sjell në kujtesë ish-mbrojtësi i Junajtidit, Rio Ferdinandit, që tregon sesi trajneri skocez sulmoi egër Rud Van Nistelroin pas një ndeshjeje derbi me Mançester Sitin. Sulmuesi holandez kishte bërë “mëkatin” që kishte hyrë pa të keq në dhomën e zhveshjes me një fanelë të Sitit si trofe në dorë. Fergi shpërtheu me tërbim. “Nëse edhe një herë tjetër, njëri prej jush do të vijë këtu me këtë fanelë, nuk do të luajë më kurrë për Junajtidin”, – ishin fjalët e tij. Ashtu edhe u bë.

Sfidanti.al