Ibra takon Gjokoviçin dhe u premton titullin tifozëve të Milanit

Ajo që ndodhi me Suedinë është një kujtim i largët edhe pse ka ndodhur tani afër. Një Ibrahimoviç që sillet keq në fushë ndaj Azpilikuetës së Spanjës, dhe i pezulluar për ndeshjen e parë të plej ofit është lënë prapa, ndërsa sulmuesi i Milanit dëshiron të jetojë të ardhmen. Së pari ai shkoi në Torino ku po zhvillohet Turneu i Mjeshtrave, aktiviteti i fundit i vitit në tenis, dhe takoi numrin 1 të botës, Novak Gjokoviç. Serbi dëshiron të barazojë rekordin e 6 titujver në këtë turne final, ndërsa e nisi me fitore, ndërsa Ibra ka miqësi me të. Suedezi, me origjinë boshnjake, që flet të njëjtën gjuhë si Nole, i ka uruar serbit që të fitojë kurorën, ndërsa tifozëve të Milanit u ka premtuar titullin kampion në SerinëA.

Sfidanti.al