Jokiç shkëlqen në 25-vjetorin e Greg Popoviçit si trajner në NBA

Legjenda e sotme është tepër e re për t’u krahasuar me legjendën e vjetër. Nikola Jokiç shkëlqeu në parket në mbrëmjen kur Greg Popoviç kishte përvjetorin e 25-të si trajner në NBA. Ia doli basketbollisti serb i Denverit që pati një ndeshje të shkëlqyer dhe që u mbyll me fitore ndaj San Antonios së Popoviçit. Jokiç shënoi 35 pikë, kapi 17 topa në tabela dhe shërbeu 8 asistë, duke iu afruar një tripëll dabëlli. Ai është lojtari më i vlefshëm i sezonit deri tani, sipas sistemit zyrtar të pikëve të NBA-së, duke lënë pas Adetokumbon, Durantin apo Kërrin. Popoviç, ndërkaq, duket në fundin e një karriere të lavdishme në të cilën fitoi 5 tituj në NBA, të gjithë me San Antonion. Denveri fitoi 127-112, pak ditë pas humbjes ndaj Spërsave, 111-123.

Sfidanti.al