Nuk mund të quhen kohë shumë normale. Kur dy gjigandë nga tre gabojnë në Serinë A, kjo do të thotë se ka vend për shqetësim dhe se po ndodh një ndryshim i rëndësishëm. Milani dhe Juventusi ishin ata që hodhën hapat e gabuar, duke rrezikuar sezonin. Kuqezinjtë u ndalën në barazim 1-1 në Udine nga Udineze vendase, duke i dhënë mundësi Interit për parakalimin në krye. Aspak më e lehtë gjendja e Juventusit, përkundrazi. Rekordmenët e titujve në Itali kaluan një mbrëmje të vështirë në Venecia, ku vetëm arritën barazimin 1-1. Dëmtimi i Dibalës e shtoi krizën, ndërsa “Zonja e Vjetër” mbetet larg zonës që të kualifikon në Champions sezonin e ardhshëm.“La Gazeta delo Sport” komenton në titull: Ibra shënon, Interi ëndërron! Dibala dhe Juventusi dëmtojnë veten sërish! Ja edhe “Il Korriere delo Sporti”: Rrugë e lirë për Interin! Ibra shpëton Milanin, Inzagi kërkon parakalimin! Morata nuk i mjafton Juves! Milani ka 39 pikë pas 17 javësh, ndërsa Juventusi është ndalur në 28 pikë.
Sfidanti.al