“Isko luan si në futbollin e vogël dhe kjo më pëlqen”. Kështu e komentoi Zinedin Zidani paraqitjen e atij që mund të quhet futbollisti i tij më i mirë i momentit. Dy golat ndaj Espanjolit ishin garancia se do të arrinte fitorja e parë këtë sezon në “Bernabeu” për kampionatin. “E kam ditur se Isko
