Barcelona per pazar ne Madrid? “Blasfemia” quhet Isko

Ne “Kamp Nou”, tanime, kane pergatitur planin B, nese transferimi eventual i Veratit nga PSZH-ja nuk do te perfundoje ashtu sikurse shpresohet. Dhe nuk eshte fjala per Toni Krosin, sikurse po spekulohet ne disa mediume spanjolle. Sipas informacioneve me te fundit, trajneri i ri i Barcelones, Ernesto Valverde, synon qe te sjelle ne ekipin e vet nje nga yjet me te medhenj te Atletikos se Madridit, Saul Nigez, qe eshte opsioni nr.1, nese deshton transferimi i Veratit. Ne listen e deshirave te Valverdes ndodhen edhe Hektor Belerini i Arsenalit, si edhe Filipe Kutinjo nga Liverpuli, por, sidoqofte, Sauli eshte nje opsion me i lire sesa dy lojtaret e lartpermendur, ndersa ai eshte i ri dhe plot freski e me frymemarrje te re, per te cilin me siguri qe do te kene nevoje ne mesfushe Rakitici dhe Iniesta.

Nga ana tjeter, mediumet shkruajne se, nese Barca nuk do te mund ta binde Saulin, kryesia e saj do te peerqendrohet te Koke qe edhe me para ka qene objektiv i klubit katalonjas. “Diario Gol” shkruante, keto dite, se me Koken e Atletikos ka folur Rakitici, por se ende nuk dihet pergjigja e Kokes. Po ashtu, ekziston edhe nje plan C, sipas te cilit klubi katalonjas po ndjek me vemendje konfliktin mes Zidanes dhe Iskos, ndersa pret momentin e duhur qe ta bleje kete lojtar, duke qene se cmimi i tij ka rene shume kohet e fundit, pasi Zidane e mban ate me shume ne stol.

Sfidanti.al