Zidan kënaqet me Iskon, por i “ngrin gjaku” nga Mateo Kovaçiç!

Një kampion me këmbë prej “qelqi”. i tillë duket herë pas here Mateo Kovaçiç, dhe kroatit do t’i kujtohet përsëri kjo nofkë. Mesfushori sulmues i Realit pësoi një tjetër dëmtim, i cili do ta lerë 8 javë, pra dy muaj jashtë fushave të lojës. Një mungesë e rëndësishme për trajnerin Zidan, pasi Kovaçiç po përshtatej gjithnjë e më mirë me shokët e skuadrës. Minusi i tij do të jetë edhe më për keq pasi Kristiano Ronaldo mbetet ende i pezulluar në kampionat.

Zidan, ndërkaq, merr lajmin e mirë të rinovimit të Iskos. Mediat shkruajnë se ylli i ri i skuadrës ka nënshkruar deri në vitin 2022 me një rrogë shumë të rritur, dhe me një klauzolë shitjeje 700 milionë euro. Isko 25-vjeçar po kalon momentin më të mirë të karrierës, siç e tregoi në fund të sezonit të kaluar, dhe në fillim të këtij edicioni.

Sfidanti.al