Ozilit i ka ardhur në majë të hundës në Londër, fiton vetëm… kritika

Gazeta prestigjioze gjermane, “Bild”, publikoi lajmin se Mesut Ozili e ka marrë, tanimë, vendimin e tij përfundimtar për të ardhmen e vet. Bisedimet mes Ozilit dhe klubit Arsenal kanë stopuar, qysh më shkurt, pasi, sikurse u pretendua, atëkohë, ky pjesëtar i përfaqësueses gjermane kishte vendosur që të largohej në fund të sezonit të kaluar. Sipas “Bildit”, Ozili është lodhur nga Arsenali dhe kritikat në adresë të tij, kështu që ka vendosur që, në fund të këtij sezoni, të largohet nga klubi arsenalas, si lojtar i lirë, pasi kontrata atij i përfundon në qershor 2018.

Prej disa kohësh, spekulohet se se në cilin klub do të mund ta vazhdojë karrierën e tij Ozili dhe, si destinacione eventualë, përmenden Barcelona, Bajerni i Mynihut, Borusia e Dortmundit dhe PSZH-ja. Ozili ka ardhur tek Arsenali, më 2013, nga Reali i Madridit për 50 milionë euro.

Sfidanti.al