Reali sjell edhe një “perlë” tjetër braziliane, “gjak” me Nejmarin nga topi

Reali i Madridit solli edhe një “perlë” tjetër braziliane në radhët e veta. Mbas ardhjes së Vinius Xhuniorit në ekip, tani, është rënë dakord edhe për ardhjen e mesfushorit 17-vjeçar të Gremios, Rodrigo Antonio Rodrigez. Në fakt, fjala është për një nga futbollistt më të talentuar në Brazil, ndërkohë që Reali, shume shpejt, do ta zyrtarizojë transferimin e tij në “Santiago Bernabe”.

Rodrigo, tanimë, i ka përfunduar testet mjekësorë, por, zyrtarisht, ai do të bëhet lojtar i Realit, prillin e ardhshëm, kur të mbushë moshën e plotë. Interesim për këtë futbollist mjaft të talentuar kishin treguar edhe klube të tjerë në Evropë, por ishte Reali që siguroi shërbimet e tij.

Sfidanti.al