Lojtari më i paguar në botë Tevez, poshtërohet nga një trajner… kinez

Karlos Tevezi e befasoi të gjithë opinionin publik sportiv, qëkur vendosi që të largohej nga ekipi i tij i dashur, Boka Juniors, për ta vazhduar karrierën e tij në Superligën kineze, por, më vonë, gjërat u bënë më të qarta, pasi u mësua se ky transferim për në Kinën e largët e bëri atë lojtarin më të paguar në botë. Tevezi fiton 36 milionë euro të pabesueshme në Kinë, por, tani, ai përjetoi poshtërimin më madh në këtë vend aziatik, qëkur është bërë pjesë përbërëse e klubit të Shangait. Ky klub, para pak ditësh, shkarkoi trajnerin Gustavo Pojet që ishte në krye të stafit të trajnerëve të tij, ndërsa, tani, trajneri pasardhës i ekipit bëri një revolicion të madh, duke vendosur që ta largoi nga formacioni i parë Tevezin.

“Nuk do ta përfshij, tani për tani, Tevezin në formacionin e parë, sepse, thjesht, ai nuk ka kondicionin e duhur fizik. Ai nuk është i përshtatshëm për lojë, pasi ka venë disa kilogramë tepër dhe e njëjta gjë vlen edhe për Fredi Guarinin. Unë kam marr përsipër që të drejtoj një ekip dhe, nëse dikush nuk është i përgatitur që të jap maksimumin, unë nuk kam se përse ta përfshij në formacionin e parë”, deklaroi Xhingxhui Vu para gazetarëve vendas.

Sfidanti.