Kristal Pallasi cakton pasardhësin e De Burit, një “i papunë” luksi

Kristal Pallasi i Premier Ligës angleze vendosi që të bëjë një ndryshim në stafin e drejtimit të ekipit, mbas një starti të dobët në sezonin e ri të kampionatit anglez, duke e shkarkuar trjanerin Frank De Bur, mbas vetëm 77 ditësh qëndrimi. Ky klub londinez njoftoi, mbrëmë, se pasardhës i trajnerit holandez do të jetë trajneri me mjaft përvojë, Roj Hoxhson, që ka qenë “pa punë” që nga viti 2016, kur dha dorëheqjen si trajner i ekipit përfaqësues të Anglisë mbas humbjes nga Islanda në Europianin e vjetëshëm.

Hoxhsoni nënshkroi me Pallasin një marrëveshje dyvjeçare dhe debutimin e tij do ta bëjë këtë të shtunë me Sauthemptonin.

Sfidanti.al