Reali i Madridit ka frikë se mos mbetet pa shërbimet e Iskos gjatë këtij sezoni transferimesh, pasi ky pjesëtar i përfaqësueses spanjolle po luan shkëlqyeshëm që e tregoi edhe fakti se ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes së Superkupes evropiane (2-1) mes Realit dhe Mançester Junajtidit që u luajt, më 8 gusht, në Shkup. Ai e luajti në mënyrë fenomenale këtë ndeshje, duke shënuar edhe golin e dytë të ekipit madridas, mbas një kombinimi fantastik brenda zonës së rreptësisë.
Forma e shkëlqyer e Iskos “ka zgjuar” vëmendjen e Paris Sen Zhermenit që synon që ta blejë atë, kështu që, menjëherë, pasoi reagimi i Realit që paralajmëroi nënshkrimin e kontratës së re me këtë lojtar spanjoll. Kontrata e re pritet që të nënshkruhet deri më 17 gusht, mbas përfundimit të ndeshjes së Superkupës së Spanjës mes Realit dhe rivales së tij më të “egër”, Barcelonës. Sikurse thuhet, klauzola e blerjes së Iskos ka kërcyer, tani, në 700 milionë euro.
Kështu, Isko bëhet me klauzolën e tretë të blerjes më të shtrenjtë te Reali, mbas Ronaldos dhe Benzemas (nga 1miliard euro), ndërkohë që Modriçi dhe Bejli e kanë atë 500 milionë euro.
Sfidanti.al