Saki legjendar komenton me stil transferimin e Nejmarit te PSZH-ja

Strategu legjendar italian, Arigo Saki, e komentoi, sipas stilit të tij, transferimin e Nejmarit nga Barcelona për te PSZH-ja për 222 milionë euro.

“Në radhë të parë, dua të theksoj dy gjëra. Së pari, klubet janë bërë më të pasur, kështu që, normalisht, ata kanë më shumë para që t’i qarkullojnë, pasi kjo është edhe ekonomia moderne. Nuk bëhet më fjalë për sport, por për spektakël sportiv, pasi ka më shumë publik dhe më shumë para. Së dyti, çështja ka të bëjë me lojtarët që nisen nga leverdia financiare. Dhe kjo gjë mua nuk më pëlqen aspak. Mbaj mend se Kaka dhe Shevçenko, kur u larguan nga Milani, nuk ishin më ata që kishin qenë. Lakmia të merr në qafë, të masakron. Futbolli i vërtetë kultivohet me pasion dhe kurajë që e bëjnë atë shumë më të bukur sesa ai me pagesë”, vuri në dukje Arigo Saki.

Sfidanti.al