Zidan: Në futboll kontratat kanë pak vlerë, edhe tek Reali

Ai e di se ku punon dhe se çfarë kërkesash maksimale ekzistojnë për të. Një legjendë futbolli nuk vlen më shumë se të tjerët kur është trajner, nëse nuk arrin të sigurojë fitore pas fitoresh. E komenton kështu rinovimin e kontratës me Realin, Zinedin Zidan. Francezi i famshëm e di se nëse nisin dështimet, do të jetë shumë pranë fatit të Rafa Benitezit.

“Jam i kënaqur me kontratën pasi është konfirmim, tregon besimin e klubit por kontrata nuk do të thotë asgjë. E di se ku jam dhe se çfarë kërkohet nga unë. Brenda një viti mund të mos jem më”. Gjithsesi, Zizu, thotë se ka një lidhje të veçantë mes tij dhe Realit. “Unë dhe Madridi kurrë nuk kemi diskutuar për rrogën, për kontratat, – thotë ai, – gjithçka vjen në mënyrë natyrale, nga raporti që kemi. Lidhja ime me Realin nuk ka të bëjë me paratë”.

Sfidanti.al