Tashmë mund të quhet e sigurt. Ylli i kombëtares të Brazilit, Paulinjo, do të transferohet tek Barcelona. Klubi katalanas ka arritur një marrëveshje me kinezët e Guangçu (Guangzhou) Evergrandes dhe futbollisti pritet të transferohet shpejt në “Kamp Nou”. Deri tani ka pasur shumë epitete për Kinën “e çmendur”, por akordi ka bërë që katalanasit të mos e shikojnë në këtë mënyrë vendin e madh. Palët janë marrë vesh për 40 milionë euro, një shifër “normale” për kohët që po jeton futbolli sot.
Sfidanti.al