Tirana ka humbur një tjetër gjyq me Gjergji Muzakën, këtë herë në mënyrë përfundimtare. Klubi kryeqytetas e kishte dërguar në Gjykatën Sportive Ndërkombëtare në Lozanë, konfliktin me ish-futbollistin i cili kërkoi 10.6 milionë lekë rroga të prapambetura. KAS-i në Lozanë vendosi në favor të Muzakës, ashtu siç kishte bërë edhe Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në Federatën Shqiptare të Futbollit. Përveç 10.6 milionë lekëve detyrim, Tirana do të jetë e detyruar që t’i paguajë lojtarit edhe shpenzimet e gjyqit në Zvicër që kapin shifrën e 1 mijë frangave zvicerane. Pas largimit nga Tirana, Muzaka po e vazhdon karrierën tek Skënderbeu.
Sfidanti.al