Reali “tërbohet” me klauzolat e shitjes së lojtarëve, shifra të pabesueshme!

Nejmar kushtoi 222 milionë euro, e tillë ishte klauzola e vendosur së bashku nga Barcelona dhe futbollisti, por ato që do të dëgjoni nga Reali, do t’iu lenë pa mend. Mediat iberike, por edhe të tjerat, morën fill nga rinovimi i kontratës së Iskos me “merengesit” për të “gërmuar” klauzolat në kontratat e yjeve madrilenë. Vetë Isko, që do të fitojë 6 milionë euro në sezon me kontratën e re për 4 sezone të tjera, ka një klauzolë prej … 700 milionë eurosh. Kaq duhet të paguajë kushdo që do të guxojë ta kërkojë.

Veçse, nuk është vetëm Isko pjesë e kësaj çmendurie. Sipas burimeve brenda klubit të presidentit Perez, asnjë lojtar i Realit nuk ka klauzolë transferimi më poshtë se 500 milionë euro. Këtë mund t’ia lejojë vetes, askush tjetër përveçse një klubi që është shumë i fuqishëm dhe që arrin të bindë këdo me lavdinë e tij. Imagjinoni sesi do të jenë ndjerë ata në Barcelonë, të cilët kishin menduar të ofronin rreth 80 milionë euro për Marko Asension nëse nuk do të merrnin dot Kutinjon apo Dembelenë.

Sfidanti.al