Fillon filmi “Lufta e yjeve” te Reali i Madridit? Ronaldo heq masken

Futbollisti më i mirë i Realit, Kristiano Ronaldo, nuk i do më në formacion Karem Benzeman dhe Garet Bejlin, vë në dukje “Eurosporti, duke iu referuar medias spanjolle, sipas së cilës, Kristiano nuk do që Bejli, për shkak të problemeve që ka me dëmtimet dhe kondicionin e tij fizik, ta ketë të garantuar vendin në formacion. Sikurse dihet, futbollisti uellsian ka ardhur në klubin “mbretëror”, më 2013, nga Totenhemi dhe u vendos menjëherë në formacionin e parë, por, që nga janari, ai po qëndron në hije të Iskos dhe të Marko Asensios. Ronaldo konsideron se këta dy lojtarë të rinj meritojnë që të luajnë në formacionin e parë. Isko, në fakt, ka zëvendësuar Bejlin në pjesën e dytë të sezonit, kur ai filloi që të ketë probleme me dëmntimet në shputën e këmbës dhe ka qenë një nga lojtarët kyç në arritjen e triumfeve nga ana e Realit në La Liga dhe Ligën e Kampioneve.

Media spanjolle, gjithashtu, shkruan se Ronaldo i ka kërkuar Zidanes që ai të heqë nga formacioni i parë edhe francezin Karim Benzema.

Sfidanti.al