Pele kundër rrjedhës: Transferimi i Nejmarit në Paris..lëvizje shahu!

Futbollisti brazilian legjendar, Pele, duke folur për kalimin e Nejmarit nga Barcelona te PSZH-ja, vuri në dukje se ai ka bërë shumë mirë që u shpërngul në Paris. “Në këtë moment, futbollisti më i mirë në Brazil është Nejmari dhe unë mendoj se ai ka bërë shumë mirë që shkoi te PSZH-ja, pasi te Barcelona ai kishte një rivalitet të madh me Mesin. Transferimi i tij është një mundësi e shkëlqyer që ai t’i tregojë më shumë kapacitetin dhe aftësitë e tij. Por, në të njëjtën, kohë ai ka marrë përsipër një përgjegjësi të madhe, pra një rrezik të madh. Sidoqoftë,, Nejmari zotëron gjithçka që i duhet një futbollisti të shkëlqyer. Edhe Kutinjo është mjaft i mirë, por, megjithatë, nr.1 në ekipin përfaqësues brazilian nr.1 është Nejmari, kështu që unë nuk kam asnjë dilemë lidhur me këtë çështje”, tha Pele legjendar.

Sfidanti.al