Ata njerëz që drejtojnë Primerën spanjolle, i kanë kërkuar UEFA-s që ajo të fillojë hetimet lidhur me veprimtarinë e Mançester Sitit dhe të PSZH-së, për shkak të dyshimeve se këta dy klube kanë shkelur rregullin financiar fair play. Presidenti i kampionatit të futbollit të Spanjës, Havier Tebas, në një prononcim para medias, theksoi se shuma të mëdha financiare janë shpenzuar për transferimet e futbollistëve, disa prej të cilëve po e dëmtojnë industrinë e futbollit dhe po e shkatërrojnë rregullin fair play në konkurrimet evropiane.
“PSZH-ja dhe Mançester Siti po krijojnë një atmosferë të pakëndshme në Evropën futbollistike, duke vepruar në kundërshtim me rregullat e vendosur dhe e gjithë kjo po dëmton industrinë e futbollit, kështu që është shumë e rëndësishme sesi do të reagojë UEFA ndaj të gjithë kësaj situate të krijuar mbas disa transferimeve të fundit që kanë realizuar të dy këta klube…”, i dekaroi Tebasi agjencisë ASPRESS.
UEFA, në fakt, tanimë, ka nisur të hetojë veprimtarinë e PSZH-së, sidomos, lidhur me transferimin sensacional prej 222 milionë eurosh të futbollistit brazilian Nejmar nga Barcelona, si edhe të sulmuesit francez, Kilian Mbape, për te ky klub francez. Në radhë për t’u hetuar është edhe Mançester Siti që, gjithashtu, dyshohet se ka shkelur rregulat financiare.
Sfidanti.al