Ky futbollist brazilian do të jetë në përbërje të ekipit të Liverpulit që do të marrë pjesë në sezonin e ri të Ligës së Kampioneve. Sipas lajmeve që vijnë nga “ishulli”, trajneri gjerman i “të kuqve”, Jyrgen Klop, e ka përfshirë Filipe Kutinjon në listën e 25 lojtarëve që ai do të ketë në dispozicion për konkurrimin më elitar evropian, ndërkohë që, sikurse dihet, Kutinjo, ka qenë, gjatë sezonit veror të transferimeve, top tema, pasi për të u bë një zhurmë e madhe rreth kalimit të tij eventual nga Liverpuli për te Barcelona, por që, sidoqoftë, nuk ndodhi, megjithë dëshirën e madhe edhe të vet futbollistit brazilian, kështu që ai mbeti te klubi i “të kuqve”.
Liverpuli, sikurse dihet, ndodhet në Ligën e Kampioneve në Grupin E bashkë me Mariborin, Seviljen dhe Spartakun e Moskës, ndërkohë që ndeshjen e parë ky ekip do ta zhvillojë, të mërkurën e ardhshme, në Sevilje.
Sfidanti.al