Toni Adams, një anglez që habit lojtarët e Realit të Madridit!

“Kamarier, një Koka Kola të lutem”. Fjalët dhe skena nuk ishin aspak në ndonjë klub buzë detit, por në një stadium futbolli në Spanjë. ATo i tha futbollisti i Realit, Isko, i ulur në stol, ndërsa pranë tij kaloi trajneri i skuadrës vendase, Granadës, Toni Adams. Ish-mbrojtësi i qendrës i Anglisë dhe Arsenalit, ishte i veshur në një mënyrë që spanjollëve u kujtoi kamarierin, dhe pikërisht për shkak të jelekut të tij.

Në foto duket qartë Isko duke qeshur, ndërsa Adams është shumë i përqëndruar dhe i shqetësuar për skuadrën e tij (u mund 0-4 nga Reali, humbi ndeshjen e pestë radhazi). Përveç Iskos, habi për veshjen e Adamsit pati edhe sulmuesi Karim Benzema, edhe ai në stol, ndërsa Zinedin Zidan zgjodhi të luante me shumicën e lojtarëve që mban zakonisht rezervë. Mediat spanjolle e interpretuan gjestin e Benzemasë, sikur francezi po pyeste një shokun e tij “çfarë lloj veshjeje është kjo?”

Sfidanti.altoni adams benzema