Eugert Zhupa shkëlqen në Etna, shqiptari bën Xhiron e tij!

Nuk është malorist dhe as nuk synon renditje të madhe në Xhiron e Italisë, por gjithsesi, Eugert Zhupa i ka bërë mirë llogaritë e tij. Çiklisti i parë shqiptar që merr pjesë në Xhiron e Italisë (për herë të tretë radhazi) tregoi edhe në etapën e katërt se është konkurrent i fortë në ato klasifikime që i përshtaten cilësive të tij.

Ai realizoi një tjetër shkëputje, e dyta e gjatë në vetëm 4 itinerare, edhe pse në përfundim u distancua nga më të mirët për shkak të maloreve të forta të Malit të Etnës në Siçili, dhe erës së fortë që frynte aty.

Zhupa u shkëput që në kilometrin Zero së bashku me disa të tjerë, dhe kaloi i dyti në Çmimin e Madh të vetëm malor të etapës në Majën Boi, ndërsa rezistoi deri 30 km përpara fundit. Lodhja bëri të vetën dhe shqiptari 27-vjeçar e përfundoi etapën shumë minuta pas të parëve. Tashmë, ai ka zbritur nga vendi i 90-të në të 132-in në renditjen e përgjithshme me 26’38” diferencë me Fanelën Rozë, Bob Jungels nga Holanda.

Gjithsesi, në renditjet e veta, Zhupa është shumë mirë. Ai ndodhet në vendin e 4-ët në Renditjen me Pikë (Bluza Çiklamin) me 60 pikë (Grajpel i pari me 81), i 13-ti në Rendijen e Malit (Fanela e Kaltër), i dyti në Renditjen e Sprinteve të ndërmjetëm me 29 pikë (7 më pak se lideri Teklehaimanot), i 13-ti në Renditjen e Çiklistëve më Luftarakë dhe i 3-ti në Renditjen e Çiklistëve që shkëputen, me 319 pikë.

Sfidanti.al