Nuk pritej aspak e lehtë, por suksesi ndihej në ajër. Kombëtarja e Shqipërisë do të ketë në radhët e veta një lojtar të një nivelit vërtet të lartë, Nedim Bajramin, pasi u fitua gjyqi ndaj FIFA-s në Lozanë të Zvicrës. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e dha vendimin në favor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe
Gjykata spanjolle sulmon sërish UEFA-n dhe mbron Superligën!
Një vendim ishte marrë që më parë, dhe ishte përkrahur nga një gjykatë edhe në Zvicër. Në Spanjë vazhdojnë aktet juridike në mbrojtje të Superligës Europiane dhe të 12 klubeve të përfshira në të, ndonëse projekti për momentin nuk po ecën përpara. Siç njoftojnë mediat spanjolle, Gjykata Tregtare në Madrid akuzon UEFA-n dhe kërkon që
BE është mbi UEFA-n, rebelët e Superligës e dinin që më parë këtë gjë!
Ishte paralajmëruar dhe ky mesazh u përsërit. Qeveria europiane e futbollit nuk do të mundë të nisë një proces disiplinor ndaj 3 klubeve rebele të Superligës Europiane, edhe pse insistohet se bëhet fjalë për gjyq sportiv. Një gjykatë në Spanjë ka marrë në mbrojtje Realin, Barcelonën dhe Juventusin, ndërsa ky vendim i gjykatës spanjolle është
Reali, Juventusi e Barça shkojnë në gjykatë kundër UEFA-s
Beteja sportive nuk mund të kufizohej vetëm në institucionet e topkëmbës dhe as vetëm në trupat disiplinorë të UEFA-s apo të Federatave të ndryshme. Klubet kryesorë rebelë të Superligës Europiane, si Reali i Madridit, Juventusi e Barcelona, kanë ndërmend të shkojnë në gjykatat civile europiane për t’u mbrojtur nga ndonjë dënim i pritshëm nga UEFA,
“Heretikët” nuk janë pa “atdhe”, një gjykatë në Madrid i vendos në mbrojtje!
E përditshmja katalanase, “El Mundo Deportivo” njofton se në kryeqytetin e Spanjës ka një vendim juridik në favor të 12 klubeve që po krijojnë Superligën Europiane. Një Gjykatë ka shpallur këtë vendim për të ndaluar UEFA-n, FIFA-n dhe çdo institucion tjetër sportiv që të ndërmarrë sanksione ndaj “rebelëve”. Kjo që informon gazeta katalanase pritet që
Milan dënohet nga Gjykata; duhet t’i paguajë Bobanit, 5.37 milionë Euro
Zvonimir Boban mund Milanin. Gjykata e Milanos në seksionin e punës dënoi klubin kuqezi duke e detyruar t’i paguajë ish drejtuesit kroat 5.37 milionë Euro për shkak të shkarkimit të tij nga posti që erdhi pas një interviste të dhënë nga Boban. Përpara se të merrte vendimin, gjykatësi dëgjoi edhe dëshmitë e Drejtorit Teknik të
Skënderbeu e di se nuk ka falje, por lutet që Zvicra ta “nxjerrë nga burgu” për 3 vjet!
Edhe ata vetë e kuptojnë se nuk mund të ketë pafajësi. Pavarësisht se presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka këmbëngulur vazhdimisht se klubi i tij është pa njollë, sërish nuk pritet që Gjykata Federale në Zvicër t’ia heqë plotësisht dënimin e dhënë nga UEFA. Burime pranë numrit 1 të korçarëve, bëjnë me dijë se objektivi
Milan-Boban, tani përplasjet spostohen në gjykatë
Milani dhe Zvonimir Boban janë në luftë të plotë. Kroati, ish Shefi I Futbollit te klubi kuqezi këmbëngul se ka vepruar sipas rregullave kontraktuale të vendosura dhe se intervista e dhënë për ‘La Gazzetta Dello Sport’ hyn te veprimet e tij facultative. Kështu që ai vendosi që të cojë klubin milanez në gjyq për zgjidhjen
Barcelona sulmon drejtësinë spanjolle për dënimin e katalanasve!
Vetë klubi, por edhe disa nga figurat më në zë të tij nuk u kursyen aspak pas vendimeve të dhëna nga gjykata spanjolle për disa nga politikanët katalanas që organizuan referendumin për pavarësinë. FC Barcelona doli me deklaratë zyrtare ku vendimi i Gjykatës Supreme u cilësua si i gabuar. “Burgu nuk është zgjidhja, – ishte
Liverpul në ‘luftë’ me New Balance; sponsori e hedh në gjyq
Raportet mes Liverpulit dhe kompanisë sponsorizuese ‘New Balance’ përfundon në gjykatë. Marrëveshja mes dy palëve që është në fuqi që nga viti 2011, përfundon në vitin 2020, por gjatë kësaj kohe Liverpuli ka marrë një ofertë shumë tundues nga Nike që do të zëvendësonte kontratën aktuale. Por ‘New Balance’ thekson se sipas kontratës që ka