Një vendim ishte marrë që më parë, dhe ishte përkrahur nga një gjykatë edhe në Zvicër. Në Spanjë vazhdojnë aktet juridike në mbrojtje të Superligës Europiane dhe të 12 klubeve të përfshira në të, ndonëse projekti për momentin nuk po ecën përpara. Siç njoftojnë mediat spanjolle, Gjykata Tregtare në Madrid akuzon UEFA-n dhe kërkon që ajo të mos vazhdojë presionet dhe proceset juridike të brendshme për të dënuar me nga 100 milionë euro klubet “rebele”. Nëse UEFA do të vazhdojë me të vetën, kërcënimi është se mund të gjobitet dhe se mund të akuzohet për mosbindje të autoritetit gjyqësor, gjë që mund të kishte pasoja. Klubet më këmbëngulës të Superligës janë Reali, Juventusi dhe Barcelona, ndërsa 6 klubet angleze u tërhoqën.
Sfidanti.al