Ksavi thotë se Barcelona dhe Mesi janë të pandarë!

Ka përfunduar kontrata dhe kurrë më parë nuk kishte ndodhur kjo gjë, që ylli kryesor i ekipit të mbetet pa akord me klubin e tij të zemrës. Mesi nuk po thotë asgjë, po ashtu as Barcelona, ndërsa flet legjenda Ksavi Hernandez, i cili thekson se “Mesi ka nevojë për Barcelonën, dhe Barcelona ka nevojë për Mesin”. Mediat në Europë dhe në në të gjithë botën theksojnë se superylli argjentinas do ta rinovojë kontratën në “Kamp Nou”, pavarësisht se kjo gjë normalisht duhej të ishte bërë para datës 30 qershor. “Jam i bindur që Leo do të vazhdojë me Barçën”, – thotë Ksavi, që i rekomandon Pedrit që të shkojë me Spanjën në Lojrat Olimpike.

Sfidanti.al