E si mund të kthehet ndryshe përveçse si trajner! Andrij Shevçenko, ish-ylli i Ukrainës, i Dinamos së Kievit dhe Milanit, ka në plan që të kthehet dikur në “San Siro” për t’u bashkuar me kuqezinjtë. Legjenda ukrainase, e madhe ashtu si Lobanovski dhe Blohini, po drejton Ukrainën në Euro 2020 dhe ka mbërritur në çerekfinale deri tani duke marrë shumë vlerësime. Një ish-mbrojtësi i Milanit, si Tasoti, thotë se Shevçenko po mendon që të drejtojë në Serinë A dhe pikërisht ekipin nga Lombardia. Tasoti është sot ndihmës i Shevës tek Ukraina dhe thotë se “në të ardhmen ai duhet ta bëjë këtë gjë”.
Sfidanti.al