Ishte paralajmëruar dhe ky mesazh u përsërit. Qeveria europiane e futbollit nuk do të mundë të nisë një proces disiplinor ndaj 3 klubeve rebele të Superligës Europiane, edhe pse insistohet se bëhet fjalë për gjyq sportiv. Një gjykatë në Spanjë ka marrë në mbrojtje Realin, Barcelonën dhe Juventusin, ndërsa ky vendim i gjykatës spanjolle është marrë për bazë në Zvicër për të detyruar UEFA-n që të heqë dorë nga hetimi disiplinor dhe nga dënimi i mundshëm. Juristë të ndryshëm thonë se tashmë nuk ka shans që 3 klubet të dënohen, dhe pritet që ata të marrin pjesë në Champions edicionin e ardhshëm. Superliga Europiane për momentin është “e vdekur”, por kjo jo për shkak të UEFA-s, por për shkak të rezistecës së tifozëve dhe të klubeve më të vegjël.
Sfidanti.al